Vdes në moshën 74-vjeçare babai i aktorit, Dwayne Johnson

Babai i aktorit dhe sportistit të njohur Dwayne Johnson, njëherësh ish- ylli i sportit “WWE”, “Soul Man” Johnsoni ka vdekur në moshën 75- vjeçare.
“WWE shpreh ngushëllimet e saj për familjen, miqtë dhe fansat e Johnsonit” , ka qenë ngushëllimi nga komuniteti i sportit “WWE”.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.Kujtojmë që Soul Man karrierën e tij profesionale të mundjes e nisi në vitin 1964, me Aleancën Kombëtare të Mundjes, para se të bashkohej me “WWE”-në në vitin 1983.