Vdes aktori i njohur, e gjejnë të varur në urë

Një ngjarje shokuese vjen nga New York, ku aktori i njohur Harlan Bengel, 45 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Aktori i ndjerë u gjet i varur në një urë në Central Park, ku dyshimet e para flasin për vetëvrasje.
Bengel u gjet u vdekur në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke lajmëruar policinë.
Ishte një punonjës i parkut aty pranë ai që lajmëroi policinë duke thënë, “Është vetëvarur me litar, rreth kokës kishte një qese plastike”.
Bengel, i cili jetonte në Washington Heights, kishte vuajtur më parë nga kriza nervore, ndërsa në xhepin e pantallonave kishe lënë një letër lamtumire, përmbajtja e së cilës nuk bëhet me dije.