Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, kërkohen 5 vite burg për mjekët

Prokuroria ka kërkuar dënimin me nga 5 vite burgim për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm me pasojë vdekjen. Gjinekologu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, sipas Prokurorisë, duhet të shpallen fajtorë për vdekjen e të ndierës Doriana Haka, ish-bashkëshortja e futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha. Doriana humbi jetën pas një operacioni cezarian për sjelljen në jetë të fëmijës së parë.