Vazhdimet e “Avatar”, James Cameron zbulon titujt

Muaj më parë, në media dolën titujt e mundshëm të filmave pasues “Avatar”; “The Way of Water”, “The Seed Bearer”, “The Tulkun Rider” dhe “The Quest for Eywa”.
Gjatë një interviste për “Entertainment Tonight”, regjisori James Cameron foli për filmat, kapitulli 2 dhe 3 i të cilëve kanë mbaruar xhirimet, duke konfirmuar titujt e dalë, por jo domosdoshmërish përfundimtarë: “Mund t’ju them se këta bëjnë pjesë në titujt që po marrim në konsideratë, por pa pasur asnjë vendim përfundimtar”.
Në kastin e “Avatar 2” do të jenë aktorët Sam Worthington, Zoe Saldana, CCH Pounder, Cliff Curtis, Kate Winslet, Gran Bretagna Dalton, Oona Chaplin, Stephen Lang, Sigourney Weaver, Edie Falco e David Thewlis.
Filmat vazhdues të origjinalit të 2009-s janë parashikuar të dalin në kinema në dhjetor të viteve 2020, 2021, 2024 dhe 2025.