Vanessa Hudgens shkëlqen në premierën e filmit të ri

29-vjeçarja, Vanessa Hudgens ka qenë gjithmonë e komentuar pozitivisht për veshjet e saj. Edhe në premierën e filmit “Second Act” ka bërë një paraqitje që është pëlqyer nga të gjithë. Fustani ishte në ngjyrë pjepër, i shkurtër dhe me një trëndafil të madh në mes.

Tualeti i saj ishte minimal dhe me ngjyra të përafërta me fustanin, flokët e kapura topuz mbrapa dhe si aksesorë kishtë vënë një palë vathë të thjeshtë. Krah saj ishte dhe partneri prej 7 vitesh, Austin Butler. Pavarësisht se ishin kombinuar shumë bukur bashkë, Vanessa dukej si një trëndafil i vërtetë.