Vajzat e Vllaznisë dhurojnë spektakël në dhomat e zhveshjes

Megi Doçi di të jetë një kampione e vërtetë brenda dhe jashtë fushe. Golashënuesja më e mirë në botë për vitin 2018 arrin të motivojë dhe të bashkojë të gjitha shoqet e skuadrës së Vllaznisë.

Në një video të fundit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, futbollistja shkodrane argëton shoqet e skuadrës duke pasuar topin me kokë me radhë nga njëra-tjetra.

Falë talentit të madh dhe vendosmërisë në fushë, Doçi vlerësohet si sportiste me karakter. Brenda një viti kalendarik, ajo ka realizuar plot 84 gola.

Vllaznia e femrave dhuron spektakël

? #MegiDoci dhe futbollistet e KFF Vllaznia ? bashkon ?#FutbolliiFemrave#Vllaznia#FSHF

Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on Tuesday, December 17, 2019