Vajza nga Shkodra shkëlqen në Suedi, gati për të fituar konkursin muzikor

Erika Bitanji është vajza shkodrane që po shkëlqen në skenën e Idol 2017 në Suedi. Ajo mori pjesë në audicionet e konkursit muzikor me këngën Chandelier të këngëtares Sia. Që atëherë, Erika mahniti jurinë dhe ka arritur t’ia dalë në fazat e tjera. Ajo është nga qyteti i Shkodrës dhe duket se suksesi në botën e muzikës është i garantuar për të. Sfida e rradhës për të do të jetë të premten në orën 20:00 ku do të vendoset nëse do jetë pjesë në finales së madhe. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti urojmë suksese Erikës në konkurimin me pesë të tjerë për të fituar çmimin e madh të Idol 2017.