Vajza e Arnold Schwarzeneger drejt martesës me aktorin e njohur vetëm pas 7 muajsh lidhje

Katherine Schwarzenegger dhe Chris Pratt vendosën të marrin një hap shumë të rëndësishëm vetëm 7 muaj pasi kishin deklaruar dashurinë e tyre. Nëpermjet një postimi në instagram nga aktori i njohur shihet Katherine e cila mban një unazë fejese në gisht.
“Katherine, e dashur jam shumë i lumtur që the “Po”. Jam gjithashtu i gëzuar që do të martohem me ty” -ishin fjalët e aktorin poshtë fotos.
Katherin nuk është e panjohur për ne pasi është vajza e një ndër aktorëve më të famshëm Hollywood-ian Arnold Schwarzeneger . Çifti deklaruan se janë në një lidhje në qershor të vitit 2018-të dhe Chris vendosi të martohej 7 muaj pas ndarjes nga aktorja Anna Faris.