Vajza australiane lind pesënjakë

Kim Tucci lindi tashmë pesënjakët e saj, 4 vajza dhe një djalë. Vajza australiane u bë e famshme pikërisht për këtë shtatzëni.
Të gjithë fëmijët lindën në vetëm dy minuta, dhe lajmi u bë publik nga vetë prindërit, Kim dhe Vaughn Tucci. Djali Keith, vajzat Ali, Penelope, Tiffany dhe Beatrix kanë lindur shëndoshë e mirë.26-vjeçarja ka një djalë 9-vjeçar nga martesa e mëparshme dhe dy vajza me bashkëshortin e saj Vaughn. Kim u bë e famshme për shkak të një forme ditari të përditshme të saj ku tregonte mbi lodhjen, dhimbjet, të shkuarit shumë shpesh në tualet gjatë natës, të cilat tërhoqën vëmendjen e mbi 123 mijë personave.