Urdhër mbrojtjeje për 14-vjeçaren e familjes Kajtazi

Gjykata e Durrësit ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje për vajzën e vogël të familjes Kajtazi.Gjykata e Durrësit e ka konsideruar të domosdoshëm lëshimin e urdhrit për të mbrojtur sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e saj. Një ditë më parë, pas seancës për shqyrtimin e ligjshmërisë së ndalimit të dy motrave Kajtazi dhe caktimin e masës së sigurisë, Klevisa u la e lirë në sallën e gjyqit me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj, pranë Policisë Gjyqësore, ndërsa motra e saj e madhe u la në “arrest në burg”. Nderkaq  14 vjeçarja Klevisa eshte vendosur qe do të qëndrojë në një qendër rehabilitimi në Turanë, pasi refuzoi të kthehet në familje.