Uragani “Meghan” godet sërish, largohet truproja

Policja bionde, truproja e Meghan Markle në Fiji, ka vendosur të lërë “Scotland Yard”. Mes saj dhe dukeshës thuhet se nuk ka pasur asnjë kontradiktë, por ajo është shprehur se ish-aktorja amerikane është e vështirë për t’u mbrojtur, pasi do të trajtohet si një person i çfarëdoshëm.Edhe pse në media u bë e ditur se Meghan nuk është më dukesha e vështirë e fillimit, përsëri personeli në “Kensington Palace” vijon të largohet. Këtë herë është truproja, që për rreth gjashtë muaj ka qenë përgjegjëse për sigurinë e bashkëshortes së princit Harry. Pak kohë më parë u largua asistentja personale e Meghan, e cila deklaroi se e kishte të vështirë të punonte me të.
Sipas “Daily Mail”, Meghan e kishte vënë aq shumë nën presion për dasmën, saqë kishte shpërthyer në lot.