Uragani, 1 milion dollarë edhe nga Lady Gaga.

Lady Gaga po ndihmon viktimat e të gjitha fatkeqësive natyrore të kohëve të fundit.

31-vjeçarja shfrytëzoi “Twitter”-in për të njoftuar se po dhuron 1 milion dollarë në përpjekje për të ndihmuar viktimat që pësuan nga uraganet dhe tërmetet e fundit.

“Ndërsa po lutem çdo ditë, po dhuroj edhe 1 milion dollarë për të ndihmuar banorët pas uraganit Harvey, Irma, Jose, Maria dhe tërmeti në Meksikë”.