"Unë dhe Ti", balada më e re nga Miriam Cani

Pas një pauze të gjatë në tregun muzikor, per shkak te ardhjes në jetë të vajzës, këngëtarja Miriam Cani ka lajmëruar fansat për projektin e saj më të ri, e cila është një baladë dhe titullohet “Une dhe Ti”. Kjo këngë do të publikohet ne 14 shkurt, dhe ju dedikohet të gjithë çifteve. Ja se çfarë ka shkruar këngëtarja për këtë projekt të ri:”Kjo kenge i dedikohet te gjithe çifteve shqiptare kudo ku ndodhen, qe kane ndare nje pjese te madhe te jetes se tyre se bashku. Nese kthen koken mbrapa 50 vitet e fundit, shikon se emigrimi, shtypja dhe liria, luftrat, krizat ekonomike e shume faktore te tjere, kane shoqeruar te gjithe shoqerine shqiptare ane e mbane. Ndaj, çiftet shqiptare qe ndoshta sot jetojne nje jete te qete e te plotesuar, shume kane perjetuar e shume kane per te rrefyer.