Ultimatum ndaj polices seksi: Uniformën ose modele

Një police gjermane e cila cilësohet si më e bukura në këtë profesion i është dhënë një ultimatum: modele e “Instagram”-it ose ruajtëse e rendit dhe zbatimit të ligjit. Adrienne Koleszar ka lindur dhe është rritur në Dresden dhe dy vjet më parë u shpall si “policia më e nxehtë e Gjermanisë”. Bukuroshja 34-vjeçare që nga ajo kohë është bërë një model dhe ka influencë të madhe në “Instagram”, ku ka mbi 557 mijë ndjekës që e lavdërojnë për linjat trupore. Pas një takimi me eprorët e saj i është thënë që ajo duhet të kthehet për të punuar me orar të plotë në janar ose të largohet.