Ukrainë, mbi 100 të plagosur pas votoimit pro “autonomisë” së rajoneve separatiste

Parlamenti i Ukrainës ka votuar këtë të hënë në favor të ndryshimeve kushtetuese, të cilat u sigurojnë një status special rajoneve lindore të dominuara nga prorusët, por përçarjet në kampin properëndimor dhe protestat e dhunshme nëpër rrugë treguan se këto ndryshime do të përballen me një rrugë tepër të vështirë përpara sesa të kthehen në ligj. Të paktën 4 policë dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur rëndë, kur shpërtheu një granatë e hedhur nga një tufë nacionalistësh, të cilët ishin duke demonstruar jashtë Parlamentit kundër projektligjit të “decentralizimit”, që Presidenti Petro Poroshenko dhe qeveria e tij kërkojnë ta shtyjnë përpara, si pjesë e një rrugëzgjidhjeje për t’i dhënë fund rebelimit të separatistëve në lindje.Garda Kombëtare e Ukrainës ka bërë të ditur se të paktën 50 gardistë janë plagosur, prej të cilëve 4 me plagë tepër të rënda, si dhe rreth 100 persona te tjerë protestues.