UEFA vlerëson CR7 si shënuesin e dekadës

Pasi rrëmbeu në kulmin e një ceremonie gala në Dubai, çmimin si më i miri i vitit në Globe Soccer Awards, Cristiano Ronaldo e mbyll 2019-n me një tjetër vlerësim.

Ai është zyrtarizuar nga UEFA si shënuesi më i mirë i kompeticioneve ndërkombëtare në dekadën e fundit, një bomber profilik që ka shkëlqyer me të gjitha skuadrat që ka luajtur, përfshi përfaqësuesen e Portugalisë.

Qeveria e Futbollit Evropian e vendosi lojtarin e Juventus në vendin e parë, falë 145 golave të shënuar në kampionatet elitare dhe në Ligën e Kampioneve. Një rol të madh edhe inspirimi i tij në përfaqësuesen portugeze. Kristiano Ronaldo shënoi më shumë se të gjithë të tjerët në kompeticionet e UEFA-s në 2013, në 2014 dhe 2017, dhe u rikthye të bëjë të njëjtën gjë edhe në këtë vit.

Ai shënoi 7 gola për Juventus në Ligën e kampioneve si dhe 14 të tjerë në kualifikueset e Evropianit 2020 me Portugalinë dhe në finalet e Ligës së Kombeve. praktikisht portugezi e mbyll 2 gola më shumë se sulmuesi dhe kapiteni i kombëtares angleze, Heri Kejn.