U kap me armë, dënohet me pothuajse 4 vite burg reperi i famshëm

Reperi amerikan Kodak Black është dënuar me 46 muaj burg pasi u deklarua fajtor për akuzat për armëmbajtje.

Albumi i 22-vjeçarit zuri vendin e parë në Amerikë në dhjetor të vitit të kaluar.

Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Bill K. Kapri, pas lirimit nga burgo do jetë në mbikëqyrje për 3 vite.

Dënimi maksimal për të ishte 10 vite burg.

Ai u arrestua para performancës në festivalin Rolling Loud në Miami në muajin maj.

Një prej armëve që Kapri bleu u përdor në një tentativë vrasje në mars.

Prokurorët thanë se një rival i artistit ishte shënjestra. Megjithatë reperi nuk u akuzua në lidhje me të shtënat.

Në gjykatë u tha se ai kishte rrahur një roje burgu ndërsa priste dënimin. Gjithashtu gjykatësi Federico Moreno dëgjoi se Black kishte bërë dhurata anonime për bamirësi në të kaluarën.

“Pasi gjykata aprovoi të gjitha faktet dhe rrethanat e ngjarjes, si edhe punën bamirëse që Bill ka bërë ndër vite, gjykata kundërshtoi kërkesën për dënimin e tij me 96 muaj dhe e dënoi me 46 muaj,”-tha avokati i reperit Bradford Cohen.

MC ka pasur një numër akuzash vitet e fundit dhe është i njohur për tekstet e tij të dhunshme.

Albumi i tij i parë “Painting Pictures” shkoi në vendin e tretë në SHBA në 2017-ën.

Ndërsa albumi i tij i tretë Dying to Live zuri vendin e parë dhjetorin e kaluar. Dy këngët hit Zeze dhe Tunnel Vision kanë arritur në Top 10 në Billboard.