U dënua për mashtrimin në kolegj, aktorja e famshme fotografohet në burg

Aktorja Felicity Huffman është fotografuar në ambientet e burgut ku po kryen dënimin për skandalin e mashtrimit për pranimin e vajzës së saj në kolegj.

Huffman shihet e veshur me një uniformë burgu të gjelbër dhe kapele në kokë duke ecur në hapësirën e jashtme të burgut.

Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” po kryen dënimin prej 5 ditësh në një burg federal të sigurisë së ulët në Dublin, Kaliforni.

Aktorja është e para nga më shumë se 30 të dënuar të akuzuar për skandalin e mashtrimit që po kryen dënimin në burg.

Ajo u dënua me 14 ditë burg pasi pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi në vitin 2017.

Por do të shërbejë vetëm 13 ditë në burg.

Gjithashtu Felicity Huffman është dënuar me 1 vit mbikëqyrje në liri, 250 orë shërbim komuniteti dhe u gjobit me 30.000 dollarë.