Tuna vjen me surpriza, së shpejti nis turneun europian

Rikthimi i Tunës në muzikë ka ardhur shumë fuqishëm. Ajo hoqi dorë nga karriera për më shumë se 1 vit, për t’u rikthyer plot energji dhe projekte të reja. Për një kohë të shkurtër ajo ka publikuar dy këngë, “Chonga” dhe një tjetër në bashkëpunim me Seven Saraçin “Maria”. Por duket se këngëtarja nuk mjaftohet me kaq. Së fundmi nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë një turne muzikor në Europë. Nga shkrimi mbi foto kuptohet se turneu do të fillojë në muajt e fundit të vitit 2018 dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2019.
Me siguri i është dashur shumë punë e lodhshme për të arritur këtu, por mund të themi se pritja ja ka vlejtur.