Truproja lëndoi fansin, reagon Mariah Carey

Një burrë së fundmi ka pretenduar se badigardi i Mariah Carey e ka lënduar atë pas përpjekjes së tij për të bërë një fotografi me këngëtaren.

47-vjeçarja ka reaguar menjëherë ndaj këtij incidenti, nëmomentin që është pyetur nga gazetarët.

“Nuk mendoj se ka ndodhur por nëse është e vërtetë, më vjen vërtet keq, Nuk e di”, ka thënë këngëtarja teksa po largohej nga një restorant në ëest Hollywood.

Fansi pretenton se ishte i pajisur me një kartë hyrëse në prapaskenë për të bërë një foto me Carey por ai pretendon se në momentin që ka tentuar të bëjë foto, truproja ka kapur varësen e tij dhe e ka nxjerrë jashtë.