Tronditet FIFA, në pranga zëvendës-presidenti i saj

Zv.presidenti i FIFA-a, Ahmad Ahmed është ndaluar mëngjesin e kësaj të enjte. Lidhur për motivet e këtij ndalimi ka disa versione në mediat sportive, sipas së cilëve mund të bëhet fjalë për shpërdorim detyre, mosdeklarim të taksave apo prishjen e një kontrate në mënyrë të njëanshme, e ndërsa FIFA ka deklaruar se ende nuk ka informacione për këtë çështje.
59-vjeçari u ndalua nga Policia teksa ishte në dhomën e tij të hotelit në Paris, ku ishte i pranishëm për kongresin e FIFA-s.
Ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe FIFA, ku përmes një deklarate pohon se Amhed po merret në pyetje.
Hetimet kanë nisur që prej muajit prill, periudhë kur sekretari i përgjithshëm i Federatës Afrikane të Futbollit, Amr Fahmy akuzoi Ahmed për ryshfet dhe shpërdorimin e fondeve.
Një goditje e fortë kjo për FIFA-n dhe presidentin e saj, Gianni Infantino, i cili ditën e djeshme pohoi se gjatë presidencës së tij është ulur korrupsioni dhe i ka kthyer dinjitetin futbollit.