Trondit ylli i muzikës: Jam me kancer në fyt

Ai është një prej emrave më të mëdhenj të muzikës Rock në botë. Dave Mustaine konfirmoi publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt. Në një deklaratë, lideri i grupit ikonë “Megadeth” u shpreh se ka kaluar shumë pengesa në jetë dhe kjo është vetëm një prej tyre.“Është sigurisht diçka që duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart- por unë kam kaluar plot pengesa. Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë”, – shkroi Mustaine.
Dave Mustaine u bë i njohur në mes të viteve ’80, kur pasi u përjashtua nga grupi “Metallica”, vendosi të krijonte “Megadeth”, një grup roku shumë më i fortë në tingull.