Trazira në San Paolo, 19 persona të vrarë

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbatur të plagosur gjatë disa sulmeve radhazi në San Paolo të Brazilit. 10 vetë humbën jetën nga një sulm i papritur në një bar, kur persona të maskuar dolën nga makina dhe hapën zjarr, bëri të ditur policia vendase. Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, por një pistë hetimore thotë se ekziston edhe mundësia e vrasjeve të porositura.