Travis Scott e tradhton? Kylie Jenner thyen heshtjen

Prej disa ditësh në mediat rozë qakullon lajmi se Travis Scott tradhtoi miliarderen Kylie Jenner.
Një foto e reperit duke përqafuar një grua bëri xhiron e botës. Dhe kjo e ka shqetësuar shumë manjaten e kozmetikës.
21-vjeçarja në një postim në Instagram i hodhi poshtë raportimet për tradhtinë e babait të vajzës së saj.
Ndërsa u shpreh se lidhja e saj është e fortë.
“I rremë. Nuk e di nëse ky është një eksperiment i mediave për të bërë kuriozë njerëzit, por ju po ngatërroheni me njerëz realë, me familje. Unë jam e lumtur që lidhja ime është shumë e fortë. Interneti ma shpif ndonjëherë,”-shkruajti ajo.