Trajneri argjentinas bëhet baba për herë të pestë

Trajneri argjentinas, Diego Simeone është bërë baba për herë të pestë, kësaj radhe të një vajze të quajtur Valentina. “Welcome Valentina”, ka shkruar 48-vjeçari në llogarinë personale në “Twitter” teksa shihet duke e mbajtur në duar “princeshën”.

Valentina është fëmija i parë i Simeones me të dashurën Carla Pereyra, me të cilin është njohur para tre vitesh.

Me ish-bashkëshorten Carolina Baldini, trajneri i Atletico Madrid ka edhe katër fëmijë të tjerë – Giovanni Simeone, Gianluca Simeone, Giuliano Simeone dhe Francesca Simeone.