Trafik i rënduar në Tiranë

Meteorologët paralajmëruan mot me shi dhe shtrëngata këtë të enjte, i cili po vonon mesa duket, por trafiku i rënduar ka pushtuar Tiranën.
Siç shihet nga kjo video e siguruar nga City Radio, bulevardi “Gjergj Fishta” është tërësisht i bllokuar nga të dy anët e rrugës, ndërsa në sfond dëgjohet sirena e ambulancës, e cila e ka të pamundur lëvizjen.
As nuk duam ta mendojmë, se ç’do të ndodhë nësë fillon shiu…