Tom Hanks vjen ndryshe, tashmë edhe shkrimtar

“Uncommon Type” titullohet libri i shkruar nga aktori dhe regjisori i njohur amerikan, Tom Hanks. Libri do të promovohet në vjeshtën e këtij viti, në “London Literature Festival”.

“Unë jam i kënaqur të prezantoj koleksionin tim të parë të tregimeve të shkurtra në Festivalin e Letërsisë në Londër. Është një privilegj i madh për mua të jem pjesë e një festivali që përmban kaq shumë madhështi letrare të gjallë dhe është kënaqësi të jem në Londër, një qytet ku unë gjej frymëzim në historinë e tij të pasur të tregimeve”.

Festivali i Letërsisë në Londër fillon më datë 13 tetor dhe zgjat deri më 1 nëntor. Në këtë edicion të festivalit do të shfaqen një numër i madh autorësh si Tracy Chevalier, Claudia Rankine, Philip Pullman dhe David Mitchell, ndërsa Tom Hanks do të shfaqet me librin e tij në ditën e fundit të festivalit, më 1 nëntor.