Tmerrohet Rita Ora, fansi i shkon në shtëpi për të jetuar me të

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është përndjekur së fundmi nga një fans i çmendur pas saj, i cili dyshohet të jetë me shqetësime të shëndetit mendor. Siç ka bërë të ditur këngëtarja për “Daily Star” ky fans ishte i bindur se ata kishin një lidhje së bashku. Ky i fundit i ka kërkuar madje që të dy të bashkëjetojnë dhe e ka ndjekur Ritën deri në shtëpinë e saj duke e frikësuar për vdekje dhe duke lënë një çantë me sendet e tij në derë.

Ai ishte i bindur që ajo i kishte kërkuar të vinte të zhvendosej në shtëpinë e saj përgjithmonë dhe kjo gjë e kishte tmerruar Ritën, e cila është larguar menjëherë nga shtëpia dhe nuk arriti ta kuptonte se si një person me të cilin ajo nuk kishte folur kurrë arriti të zbulonte adresën e shtëpisë së saj. “Është e tmerrshme të mendosh që në shtëpinë që e ke bërë vetë të mos ndihesh e sigurt dhe sigurisht që e kam rritur sigurinë me 200% !“ – u shpreh ajo.