Thyen xhamat e ministrisë, profesoresha amerikane revoltohet me studentët

Rikthimi i sotëm i studentëve në protestë rezultoi të ishte disi revoltues dhe i dhunshëm pasi disa prej pjesëmarrësve, hodhën tymuese dhe gurë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pasi thyen edhe xhamat e institucionit, profesoresha e Studimeve Kulturore në Universitetin Georgia Southern në SHBA, Lory E., Amy, ka ndërhyrë menjëherë.

Sipas “Top Channel” ajo u kërkoi studentëve t’i japin fund protestës së dhunshme, pasi kjo nuk është forma e duhur për të protestuar për arsimin.

“Si mund të jeni kaq budallenj. Kjo është një godinë për arsimim. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim”, dëgjohet ajo t’u thotë në anglisht studentëve.

Lory E., Amy ka marrë pjesë edhe në protestat e disa muajve më parë të studentëve, por sot me sa duket nuk ishte dakord me formën e protestës.