Theron: Zgjedh role për ta bërë botën më të mirë

Charlize Theron zgjedh role në mënyrë që djali i saj të rritet në një botë më të mirë. Aktorja 40-vjeçare, e cila ka birësuar një djalë në vitin 2012, tregon se nuk shqetësohet aspak rreth projekteve që mund të ndikojnë në jetën e saj familjare, por asaj i pëlqen më shumë të luajë në filma që flasin rreth problemeve të vështira sociale, pasi dëshiron të sjellë një ndryshim. “Si një nënë, më pëlqen më shumë të luaj në filma që flasin rreth problemeve sociale, pasi dëshiroj që djali im të rritet në një botë më të mirë”, tha aktorja afrikano-jugore.