Themeluesit e Google heqin dorë nga postet drejtuese

Themeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin kanë njoftuar se po japin dorëheqje nga postet e tyre në kompaninë mëmë të gjigantit në internet.
Page dhe Brin heqin dorë nga postet e tyre respektivisht si shefi ekzekutiv i Alphabet dhe si presidenti. Por ata do vazhdojnë të jenë pjesë e bordit.
Postin e shefit ekzekutiv të Alphabet do e marrë drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai.
Alphabet u krijua në 2015 si pjesë e një ristrukturimi të Google, të cilin Page dhe Brin e themeluan në një garazh në vitin 1998 në Kaliforni.
Page dhe Brin u zhvendosën nga Google në Alphabet kur u formua, duke thënë se e morën vendimin për t’u përqendruar në fillimin e nismave të reja.
Por në një postim në blog të martën, bashkëthemeluesit, të dy 46 vjeç, njoftuan se po tërhiqeshin nga administrimi i kompanisë.
Një letër e përbashkët thanë se do jenë të përfshirë në mënyrë aktive në kompani si anëtarë të bordit, aksionerë dhe bashkëthemelues, por shtuan se ishte koha për të thjeshtuar strukturën e menaxhimit.
“Ne kurrë nuk duhet të kishim marrë rolet e menaxhimit dhe mendojmë se ka mënyra më të mira për të drejtuar kompaninë. Alphabet dhe Google nuk kanë më nevojë për dy shefa ekzekutivë dhe një President,”-thuhet në letrën e tyre.
Ata gjithashtu deklaruan se ishte koha për të marrë përsipër rolin e prindërve krenarë, duke ofruar këshilla dhe dashuri, por jo bezdi të përditshme. Ndërsa këmbëngulin se nuk ka asnjë person më të mirë për ta udhëhequr kompaninë në të ardhmen sesa Pichai.