Thellohen ndasitë në BE për refugjatët

Ndasitë mes vendeve anëtarë të Bashkimit Europian mbi shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve, u thelluan këtë të mërkurë në takimin emergjent të udhëheqësve të unionit të thërritur në Bruksel. Sllovakia ka ndërmarrë një nismë ligjore për të kundërshtuar kuotat e propozuara nga Brukseli për strehimin e refugjatëve. Ndërkohë, kryeministri hungarez, Victor Orban, njëri prej kundërshtarëve më të ashpër të qëndrimeve dhe politikave të BE-së sa i përket fluksit të emigrantëve, mbrojti të drejtën demokratike të vendit të tij për të vendosur vetë mbi politikat për refugjatët, si dhe propozoi një plan radikal për rritjen e fondeve për krizën.Deri më tani, udhëheqësit e BE-së kanë dështuar të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të koordinojnë veprimet për t’iu përgjigjur krizës.