“The Voice Kids” rikthen Fitnete Tudën në skenë!

Këngëtarja e mirënjohur Fitnete Tuda është shkëputur nga muzika prej një kohe të gjatë e megjithatë hiti i saj i padiskutueshëm “Shi Bie Në Tiranë” vazhdon të jetë në kujtesën e të gjithëve ne.Me këtë këngë, vogëlushi i saj Don u paraqit në skenën e Audicioneve të Fshehura për të na emocionuar të gjithëve. Për Donin ishte një kënaqësi e veçantë të shfaqej në këtë kompeticion me një ndër këngët e mamasë së tij, që për të do të mbeten gjithmonë më të preferuarat.
Trajnerët të emocionuar nga ky fakt e ftuan këngëtaren të rikthehej në skenë jo vetëm për ta përshëndetur por për të përjetuar sadopak disa momente pranë një publiku aq të ngrohtë sa ai i “The Voice Kids”.