“The Van” filmi i parë shqiptar që merr pjesë në festivalin e madh të Kanës

Shqipëria do të konkurrojë për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë me filmin “The Van” që garon në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.

“The Van”, me regji të Erenik Beqirit, është bashkëprodhim shqiptaro-francez. Në këtë film intrepretojnë Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez, Phénix Brossard.

Regjisori i filmit, Erenik Beqiri, artist i ri në moshë, ka nisur të shkruajë skenare e të bënte regji të filmave qysh në kohën e studimeve. Ai i ka realizuar tre filma, të gjithë të metrazhit të shkurtër: “Alfonso”, “Bon Appetit” dhe “The Van”.