“The Matrix” rikthehet në kinema për një përvjetor të rëndësishëm

Filmi “sci-fi action”, “The Matrix” me Keanu Reeves, Laurence Fishburne, Carrie-Anne Moss, Hugo Weaving dhe Joe Pantoliano mbush 20 vjet.
Për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, filmi kult do të rikthehet në disa kinema në SHBA, për rreth një javë.
“Matrix” do të projektohet në versionin Dolby Atmos dhe Dolby Vision, një nderim teknologjik që u bëhet regjisoreve Wachowski.