“The Lord of the Rings” zgjedh Skocinë

Revista skoceze “Daily Record” bëri të ditur se “Amazon” ka zgjedhur Skocinë si vend për të xhiruar serialin televiziv “The Lord of the Rings”.
Të kamufluar si turistë, përfaqësues të produksionit kanë veçuar qytetin Portree në ishullin Skye, kështjellën Dunskey dhe fshatrat Portpatrick e Scourie, si zona të mundshme për xhirim. Gjithashtu kanë vizituar edhe Callander dhe kështjellën Balloch, e pozicionuar pranë liqenit Loch Lomond.
Xhirimet për serialin pritet të nisin gjatë këtij viti, me parashikimin për ta transmetuar më 2021-shin. Ende nuk dihet se cila do të jetë historia, por mendohet se ngjarjet do të ambientohet para atyre të filmave origjinalë.
“Amazon Studios” ka parashikuar një buxhet prej 200 milionë dollarë, një rekord për një prodhim televiziv.