Tetovë, gjendet trupi i pajetë i 6-vjeçares së zhdukur

Banorët e Shipkovicës, fshat që ndodhet në Malësinë e Tetovës, në bashkëpunim me pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë, kanë gjetur të hënën trupin e pajetë të Rinës.Bëhet fjalë për vajzën 6-vjeçare që rezultonte e zhdukur që nga dita e parë e përmbytjeve të mëdha që përfshinë Tetovën dhe rrethinat e saj. Trupi i Rinës është gjetur nën gërmadhat e shtëpisë së kushëririt, që ndodhet disa shtëpi larg nga banesa e saj.