Temperaturat deri në -15 gradë Celcius, Emergjencat Civile: Kujdes nga ngricat

Emergjencat Civile kanë hartuar planin e masave për përballimin e uljes së ndjeshme të temperaturave, çka do të sjellë rreshje shiu dhe dëbore, si dhe ngrica në rrugë.Temperaturat pritet të shkojnë deri në -15 gradë Celcius, çka do të sjellë mjaft probleme. Për këtë Emergjencat këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes, sidomos gjatë disa akseve kryesore rrugore.