Televizioni grek reportazh në Shqipëri për Eleni Foureira-n

Televizioni grek Alfa i ka kushtuar një reportazh këngëtares shqiptare, e cila jeton në Greqi, Eleni Foureira. Kamera e këtij televizioni ka udhëtuar në Patos, qytetin ku Eleni ka jetuar një pjesë të fëmijërisë.

“Një udhëtim interesat në vendin ku Eleni Foureira kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj”, shkruajnë mediat greke.

Gazetari ka marrë opinionin e kryetares së bashkisë në Patos, zonjën Rajmonda Balilaj, e cila thotë se do t’i bëjë ftesë për të kënduar në Patos, aty ku ajo ka kaluar një pjesë të fëmijërisë.

“Unë jam e lumtur si banore dhe si kryetare e bashkisë së këtij qyteti, që një vajzë e rritur në qytetin tim një vajzë e rritur në qytetin tim të ketë këto parametra si këngëtare. Jam e lumtur nëse Eleni do të ketë një ftesë të posacme nga unë si kryetare e bashkisë dhe të përshëndesë gjithë banorët e këtij qyteti ku është rritur deri në një moshë të caktuar dhe pse jo të ketë një koncert këtu në Patos”, thotë Balilaj për median greke.

Ndërsa banorët i dërguan një mesazh këngëtares: “Helen, keni qenë një vajzë e mirë, e arsimuar dhe shumë respekt, kështu qëndroni”.