Tedi Ngjela harron Floriana Garon, shfaqet me dikë tjetër në krah

Lidhja me Floriana Garon e ka shndërruar në një personazh mediatik juristin dhe biznesmenin Teodor Ngjela, por ndarja me moderatoren e ka vënë edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Duket se juristi e ka lene pas ndarjen nga moderatorja Floriana Garon. Mediat shkruajne se ai tashmë është në një lidhje të re, me një vajzë me të cilën ndajnë shumë pasione, përfshirë atë për biznesin. Ajo quhet Era dhe në kryeqytet flitet si një nga femrat më të reja të biznesit. Mediat roze shkruajne se çifti është lidhur pak kohë më parë dhe janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet edhe vetë Tedi, i cili jo vetëm që ka postuar disa foto me Erën në rrjetet sociale, por edhe nuk ka nguruar të tregojë se është i dashuruar me të.