Të rinjtë kinez surprizojnë Veliajn, këndojnë “Mirëmëngjes” të Alban Skënderajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjate vizitës zyrtare në Kinë përvecc bisedimeve për marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve mesa duket ka zgjedhur edhe të argëtohet me të rinjtë kinez.
Një suprizë e bukur për të kanë qënë një grup të rinjsh kinezë të cilët të gjithë njëzëri e kanë kënduar përpara tij këngën “Mirëmëngjes” të këngëtarit tonë Alban Skënderaj.
Veliaj ka zgjedhur që këtë moment të bukur dhe gazmor ta ndaj me miqtë e tij në rrjetin Instagram ku ka postuar videon dhe ka ngacmuar me shaka edhe reperin Noizy.
Ndërkaq kujtojmë se Veliaj nga kjo vizitë e rëndësishme tha se Tirana do të mikpresë në vjeshtë Samitin 17 + 1, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.