“Të pasmet janë trend, për këtë duhen falënderuar Kim dhe J.Lo”

Është sulmuar shumë për selfiet e saj nudo, por Kim Kardashian ka një mbështetëse të madhe, aktoren veterane Helen Mirren.Britanikja 70-vjeçare e ka vlerësuar 35-vjeçaren për shkak se ka kaluar kufijtë në lidhje me vetëbesimin që duhet të ketë një femër për trupin e saj, duke e quajtur yllin amerikan si një shembull për femrat e bëshme, transmeton TCH.“Nuk jam e fiksuar pas familjes Kardashian. Është një fenomen që nuk më duket interesant aspak, por është i mrekullueshëm fakti që sot kanë dalë në modë të pasmet”.“Për këtë duhet të falënderojmë Kim Kardashianin dhe Jennifer Lopezin”, folur ajo për The Sunday Telegraph.