Të jesh Zonjë e Parë qenka një punë e mirë paguar

Në shtypin francez janë shfaqur së fundi raporte mbi shumat “stratosferike“ që merr Brigitte Macron nga Pallati Elize. Pasi e fshikulluan për fundet e saj tepër të shkurtra, tani Briggite 65-vjecare, akuzohet për shpenzime marramendëse.
Sipas “Canard Enchaine”, presidenca franceze i paguan Zonjës së Parë 440.000 deri në 530.000 euro në vit!
Lajmi i ka nervozuar sidomos protestuesit “jelekverdhë”, të cilët edhe pa dalë ky njoftim, e konsideronin bashkëshorten e Emmanuel Macron si një Mari Antonetë që jeton në flluskën e saj të luksit!! Disa publikime të tjera megjithatë si Gala i hedhin poshtë të tilla pretendime e thonë se Brigitte nuk merr rrogë si Zonjë e Parë.