Të gjithë vajzat e kanë zili, Lori Hoxha zbulon koleksionin e këpucëve

Lori Hoxha është shndërruar në një burim frymëzimi për shumë vajza të reja që duan të jenë në të njëjtin hap me trendet më të fundit të modës. Me siguri të gjitha mund të jenë inspiruar të paktën njëherë nga veshjet e saj, që duhet thënë se gjithmonë janë shumë stil. Gjithmonë e kemi parë të veshur me markat më të njohura në botë dhe në garderobën e saj mund të gjesh veshje për çdo lloj eventi. Përveç rrobave, duket se Lori i kushton një rëndësi shumë të veçantë edhe këpucëve të saj. Ditën e sotme trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka publikuar në fotografi të këpucëve që janë pjesë e garderobës së saj. Janë aq shumë sa që për një moment mund të dyshosh nëse është vërtet garderoba e saj apo një dyqan këpucësh. Nga fotografia vihet re se Lori më së shumti pëlqen takat e larta që janë të çdo lloj stili dhe ngjyre. Nuk na ndodh të shikojmë shpesh një person me kaq shumë këpucë dhe me të tillë garderobë, prandaj Lori është vërtet për t’u patur zili.