Tayna dhe Cricket publikojnë këngën e re “Caliente”

Reperja Tayna dhe producenti Cricket kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Caliente” mban titullin kënga e tyre e re, e cila në shqip do të thotë “e nxehtë”.Muzika është punuar nga Cricket në “Friend Entertainment Studio”, ndersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna.Kënga ka tematikë dashurie dhe është publikuar me një klip mjaft veror.

Xhirimet janë bere në disa vende në Mal të Zi, ndersa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.Tayna edhe këtë radhë vjen me një paraqitje mjaft atraktive në stil, duke sjell një performancë të zjarrtë për fansat e saj.