Taylor Swift nuk lejohet të këndojë këngët e saj

Humbja e të drejtave për këngët e saj të vjetra vazhdon t’i shkaktojë shumë telashe Taylor Swift.

Swift pretendoi të enjten se asaj nuk i lejohet të këndojë shumë nga këngët e saj të vjetra në American Music Awards apo ti përdorë në dokumentarin e ardhshëm të Netflix.

Kjo për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme me shtëpinë diskografike ku janë regjistruar këngët.

Swift foli për herë të parë për çështjen e të drejtave para disa muajve, pasi menaxheri Scooter Braun mori të drejtën e këngëve të saj nga shtëpia diskografike “Big Machine Label Group”, ku Taylor regjistroi këngët.

“Kisha planifikuar të performoja disa nga hitet e mia përgjatë dekadave. Por Scott Borchetta dhe Scooter Braun më thanë që nuk më lejohet të performoj këngët e vjetra,”-tha Swift.

Në korrik, Taylor e konsideroi “skenarin më të keq”, pasi mësoi se katalogu i saj muzikor i ishte shitur një kompanie në pronësi të Braun.