Taylor Swift merr çmimin e ikonës në “Teens Choice Awards”, këngëtarja mban fjalimin frymëzues

Këngëtarja e famshme Taylor Swift ishte e nominuar në 7-të kategori në “Teens Choice Awards” dhe arriti të rrëmbejë atë më të rëndësishmin, çmimin e ikonës.

Ky çmimin jepej për herë të parë në këtë ceremoni dhe Swift ishte e para që arriti ta fitojë.

29-vjeçaja mbajti edhe fjalimin më emocionues të mbrëmjes duke i treguar të pranishmëve dhe publikut që e ndoqi nga ekrani se është krejtësisht normale që bësh gabime.

Sipas saj, të gjithë do të gabojnë në momente të ndryshme të jetës së tyre dhe për këtë gjë nuk duhet të ndihen në faj. Ajo zbuloi disa nga momentet kur ajo ka marrë vendime të gabuara e gjithashtu shtoi se së shpejti do të vijë me projekte të reja muzikore.