Taylor Swift këngëtarja më e pasur e 2019 sipas Forbes

2019 ka qenë pa dyshim një vit i artë për Taylor Swift. Albumi i saj i ri, Lover, ka thyer rekord pas rekordi, që nga shitjet e deri tek dëgjimet online, pa harruar edhe çmimet.

Ylli i popit, me 185 milionë dollarë të fituar, udhëheq edhe klasifikimin e përvitshëm të publikuar nga Forbes. Në kategorinë e këngëtarëve dhe muzikantëve më të paguar të këtij viti ajo renditet para Kanye West me 150 milionë dollarë, Ed Sheeran me 110 milionë dhe Eagles me 100 milionë. Në 2018, lista e Forbes kryesohej nga Kate Perry, me 83 milionë dollarë.

Në vijim të klasifikimit të këtij viti, Sir Elton John është në vend të pestë me 84 milionë dollarë të fituar e më pas Jat–Z me 81 milionë, në një nivel me bashkëshorten e tij, Beyonce. Dhjetëshen e parë e mbyll Drake, në vendin e tetë me 75 milionë dollarë, Diddy me 71 milionë dhe Metallica me 68.5 milionë dollarë.