Tarifat e Arsimit, protesta masivizohet

Ditën e sotme në Tiranë vijoi protesta e studentëve për uljen e tarifave dhe vendimit për tarifat shtesë të çdo provimi të ngelur. Studentët u mblodhën në fakultetet përkatëse për të vijuar marshimin drejt ministrisë së arsimit. Protesta sot ishte akoma më masive dhe studentët thonë që protesta do të vazhdojë derisa të anulohet vendimi dhe të marrin përgjigjje për kërkesat e tyre. Protestën e studentëve e mbështetën edhe pedagogët duke iu dhënë leje për bojkotimin e mësimit. Studentët shpreheshin të revoltuar dhe arritën në gjuajtjen me vezë të mureve të ministrisë. Universitetet publike të Tiranës sot kanë qenë më të bashkuar se kurrë dhe protestës përveç studentëve iu janë bashkuar edhe aktivistët për teatrin si dhe disa banorë të protestës së Astirit. Studentët shprehën gjatë fjalimeve të tyre ditën e djeshme por edhe sot që nuk do lejojnë qe politika të njollosë këte lëvizje studentore dhe protesta të politizohet. Përvec studentëve të Universitetit të Tiranës studentët e Universitetit të Shkodrës, Elbasanit por edhe të Korçës kanë protestuar në universitetet e tyre dhe kanë bërë me dije që do tju bashkohen gjjithë studentëve në Tiranë ditën e premte.