Takimi me të prekurit e tërmetit, Morena Taraku: Nuk kam qarë kështu që kur më vdiq nëna

Këngëtarja Morena Taraku është prekur shumë nga tragjedia që ka prekur Shqipërinë.
Ajo ka vizituar disa nga të prekurit e tërmetit dhe ka kaluar kohë me fëmijët duke folur gjatë me të.
Atë cfarë ndjeu e tregoi me anë të një postimi në Instagram ku zbulonte se një ndjenjë të ngjashme e ka përjetuar vetëm 15 vite më parë.
“Kam qarë kaq shumë sa nuk mund të ndaloj. Unë nuk kam qarë kaq shumë që kur nëna ime vdiq 15 vite më parë.
T’ju dëgjoj dhe të më dëgjoni është e gjithë bota për mua dhe unë gjithmonë do kujdesem për bisedat dhe historitë që kemi ndarë bashkë gjatë ditëve të fundit. Ju mund të më kontaktoni nëpërmjet Instagram apo email dhe do jem e hapur për ju me gjithë zemrën time”, shkruajti Morena.